Lajme

Një biznesmen dhe një ish-deputet në vendin e Haradinajt dhe Berishës

08/16/2017 21:50
nga:Gazeta Blic

Tanimë dihet që deputeti Daut Haradinaj do të jetë kandidatë i AAK-së për kryetar të Deçanit, kurse, deputeti Zafir Berisha do të jetë kandidat i Nismës për Kosovën për kryetar të Prizrenit. Njëri do t’ia lirojë vendin e deputetit një biznesmeni, kurse, tjetri një ish-deputeti.

Sipas renditjes së votave nga rezultati i KQZ-së, gjithnjë duke u bazuar në ndarjen që bën koalicioni PDK-AAK-Nisma, del që radhën për dy deputet të ri e kanë që të vinë nga AAK dhe Nisma.

Nga Nisma Zafir Berisha do t’ia lirojë vendin e deputetit ish kolegut deputet, Enver Hoti, me 9,182 vota.

 

Kurse, deputeti Daut Haradinaj do t’ia lirojë vendin e deputetit biznesmenit, Gani Dreshaj me 9,180 vota.

11/07/2019 18:02

Nuk arriti të bëhet deputet, reagon Gani Dreshaj: M’i vodhën votat