Lajme

Një 45-vjeçare dyshohet se është vetëvrarë mëngjesin e sotëm në Prizren

06/18/2024 08:59
nga:G C

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një grua dyshohet se është vetëvrarë.

Lajmin e ka konfirmuar, Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Rreth orës 06:50, dyshohet se një grua është vetëvrarë me armë zjarri. Policia dhe njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, tha ai.

Bytyqi tha se viktima dyshohet se është e moshës rreth 45-vjecare dhe se rasti ka ndodhur në shtëpinë e saj.