Sporti

Një super futbollist largohet nga Feronikeli

08/05/2020 12:06
nga:Lorik J

Skuadra e Feronikelit krahas përforcimeve të mëdha që ka kompletuar në ditët e fundit – ka mbetur edhe pa disa lojtarë, të cilët nuk do të jenë pjesë e ekipit të Afrim Toverlanit në sezonin e ri.

Feronikeli në krye me presidentin Naser Ramaj ka punuar për disa transferime në këtë merkato – ku deri tani kanë sjellur lojtarë si: Ilir Avdyli, Bedri Greca e Marko Milickovic – ndërsa kanë rinovuar me Besmir Bojkun e trajnerin, Afrim Toverlani, raporton GazetaBlic.

Ndërkohë largimet e konfirmuara deri më tani janë Mevlan Zeka (FC Ballkani), Medjon Hoxha e Met Millaku.

GazetaBlic Sport mëson ekskluzivisht se largimi i fundit nga skuadra e Feronikelit është ai i portierit, Jacek Troshupa.

Troshupa ka qenë një futbollist mjaft i rëndësishëm në klubin e Feronikelit dhe në edicionin e fundit ka mbajtur portën e paprekur në dhjetë raste.

Vlen të theksohet se nga edicioni i ardhshëm portën e Niklit do ta mbrojë ish portieri i kombëtares së Kosovës, Ilir Avdyli.

/GazetaBlic