Fit&Sexy

Nivelet e ndryshme të atraksionit tregojnë se sa do të zgjas lidhja me partnerin

01/22/2021 14:27
nga:G C

Shumë gra dhe burra, kanë pak a shumë një ide se çfarë kërkojnë tek partneri i vet i mundshëm. Nganjëherë bëjmë përjashtime jashtë këtyre preferencave, por disa prej këtyre kërkesave janë të pa negociueshme.

Në bazë të këtyre kërkesave ne e dimë se cila lidhje do të jetë afatshkurtër dhe cila është afatgjatë. Kjo varet edhe nga lloji i atraksionit që kemi ndaj personit.

Në çdo lidhje, ka lloje dhe nivele të ndryshme të atraksionit. Është diçka thuajse e pamundur të gjeni një partner që iu përshtatet të gjitha niveleve të atraksionit tuaj.

Sa më shumë prej atraksioneve tuaja janë të përmbushura, aq më e gjatë dhe e lumtur do të jetë lidhja juaj.

Në këtë artikull të lajmi.net, ne kemi përmbledhur nivelet e atraksionit, të ndara nga Michelle Afont, një eksperte e lidhjeve, avokate e divorcit dhe autore e shumë librave.

Atraksioni seksual

Ky atraksion është më i fuqishmi në lidhje, dhe është më i rëndësishmi për tu arritur. Një çift që është i afërt seksualisht, mund të kaloj problemet më mirë sesa çiftet që nuk kanë një jetë seksuale të kënaqshme. Është i rëndësishëm, por nuk është gjithçka.

Atraksioni i rritjes

Kur ju ndjeheni i sigurt, rehat dhe në paqe me partnerin tuaj, do të thotë se partneri po iu ndihmon që të rriteni emocionalisht, shkruan lajmi.net. Kjo do të iu bëjë më të lidhur me partnerin tuaj. Veprimet e vogla që ai bën dhe iu bëjnë të ndiheni mirë, e përkufizojnë këtë atraksion.

Atraksioni i miqësisë

Siç thotë shprehja e vjetër, “Martohu me mikun më të mirë”. Një lidhje e shëndetshme do të krijohet nëse ju me partnerin jeni miq mbi të gjitha. Për sa kohë që ju jeni të lirë të flisni çdo gjë, të bëni çdo gjë, atëherë jeni në një rrugë të mirë, sepse kjo është qershia mbi tortë kur bëhet fjalë për dashurinë.

Atraksioni i shoqërimit

Kur jeni të tërhequr nga partneri si një shoqërues, do të keni interesa të njëjta dhe do të bëni aktivitete të njëjta. Kjo do të iu bëjë të kuptoni njëri tjetrin shumë mirë, dhe të bëni udhëtime bashkë, të gatuani, të lexoni, apo çfarëdo qoftë, dhe do të ndjeheni mirë teksa e dini se jeni bashkë, shkruan lajmi.net.

Atraksioni i sportit dhe rikrijimit

Kjo formë e atraksionit do të thotë se ju bëni aktivitete të ndryshme fizike së bashku, ose edhe aktivitete krijuese. Sporti është një formë shumë e mirë për tu lidhur emocionalisht me një person, spese ju do të shtyni njëri-tjetrin përpara.

Atraksioni profesional

Një atraksion profesional, është tërheqja nga zgjuarsia dhe fuqia e partnerit. Ky atraksion iu bënë të tërhiqeni nga ambicia e partnerit, dhe iu bënë të keni respekt për të. Kjo do të iu shtyjë edhe juve që t përpiqeni të bëni më mirë në jetën tuaj.

Është e rëndësishme që të keni këto lloje të atraksionit për një person që mendoni të kaloni një jetë me ta. Mbani mend këto nivele, dhe do të keni më të lehtë të kuptoni kush është i përshtatshëm për juve.