Lajme

Nitaj: Mund të ketë shtyrje të seancës për Haradinajn

04/06/2017 10:02
nga:A. R.

Sot duke filluar nga ora 14 në Colmar të Francës do të mbahet seanca e paraparë për të shqyrtuar kërkesën e Serbisë për ekstradim në Serbi, të ish-Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj i cili tha për Klan Kosova se sot do të paraqitet vendimi i Prokurorisë dhe mbrojtja në versionin e saj por ka mundësi që të ketë edhe një seancë tjetër për vendimin përfundimtar.

”Sot seanca fillon në orën 14, paraqitet pretendimi i Prokurorisë dhe mbrojtja në versionin e saj”.

”Pas kësaj ka mundësi të caktohet dhe ndonjë seancë tjetër për vendimin përfundimtar e cila nuk besoj që do të zgjatë më shumë se ca ditë”, ka thënë Nitaj, njofton Klan Kosova.

Nitaj po ashtu u shpreh optimist duke pohuar se më këtë seancë pret që Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj të përfundojë të gjitha procedurat rreth ndalimit të tij në Francë që iu bë në bazë të një urdhër-arresti serb.

”Ne presim që në çdo situatë Haradinaj të lirohet në shtëpi”.

Zëdhënësi i AAK-së Muharrem Nitaj tha po ashtu për Klan Kosova se kjo që po i ndodh Ramush Haradinajt është vetëm çështje procedurale të cilat po i pret të përfundohen e të kthehet në Kosovë.

01/17/2020 23:39

Haradinaj: Rama e Thaçi e vendosën Kosovën në “ruletë ruse”