Lajme

Nismë serioze kundër Thaçit, kërkohet t’i ndalohet kthimi në Kosovë

08/26/2018 16:25
nga:A. R.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, kërkon që presidentit Hashim Thaçi t’i ndalohet kthimi në Kosovë, pasi ai së bashku me Aleksandar Vuçiq, presidentin e Serbisë, po vendosin për të ardhmen e vendit tonë.

Ajo në një postim në Facebook shkruan se presidenti Thaçi dje në Austri na tregoj se më nuk kemi pse t’i konsultojmë miqtë ndërkombëtar, pasi ai me mikun e tij Vuçiq vendosin për të ardhmen e Kosovës dhe të ardhmen tonë.

“Thaçi i cili u bë President në Kuvendin e Kosovës të rrethuar me policë nuk përfaqëson interesat e popullit të Kosovës. Prandaj, Thaçit duhet t’i ndalohet kthimi në Kosovë. Thaçi më nuk është president i Kosovës”, shkruan Pacolli.

Të njejtën kërkesë e ka bërë edhe analisti politik Haki Abazi.

“Ai nuk duhet lejuar te kthehet ne Kosove!

A po kuptoni pse e kane tentu me vra Rugoven disa here dhe ne fund e kane gjete formen me helmu, dhe kane refuzu me varros me nderime presidenciale te nje vendi te pavarur.

A po kuptoni pse ja kane vra bashkepunetoret e ngushte dhe veprimtaret e devotshem te shtetit dhe pavaresise.

A po kuptoni pse e kane arrestu Albinin dhe ja kane perndjekur aktivistet dhe kane vra neper burgje e demonstrata.

A po kuptoni pse e kane shtri Kosoven per toke per me sjell ne letargji dhe apati te plote.” ka shkruar Abazi

/GazetaBlic/