Lajme

Nisma për Kosovën cakton një zëvendësministër, ja kush do të jetë

10/03/2017 12:53
nga:D.I

Partitë politike në vend kanë bërë gati emrat e zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj.

Këtë e ka bërë edhe partia e Fatmir Limajt, Nisma për Kosovën, e cila e ka caktuar edhe një zëvendës ministër.

Burime të Gazetës Politike brenda kësaj partie kanë treguar se zëvendësministri i parë i caktuar do të jetë Vesel Krasniqi dhe do të jetë në dikasterin e Bujqësisë.

Gazeta Politike ka tentuar gjatë ditës të marrë një konfirmim nga partia por ata kanë qenë të paqasshëm.

Madje për këtë është tentuar edhe vetë Krasniqi, por as ai nuk është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Krasniqi do të jetë zëvendës i ministrit të Bujqēsisë e cila i takon Listës Serbe, Nenad Rikalo.

04/13/2018 20:10

​Limaj: Na duhet politikë që zgjidh tema sado të vështira që janë