Lajme

NISMA kërcënon me rrëzimin e qeverisë nëse Thaçi nuk ua plotëson kërkesën

03/27/2019 20:06
nga:A. R.

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj –Halimaj, ka thënë se nëse kjo parti nuk do të ketë anëtar të KQZ, atëherë do të bëhet pjesë e mocionit për rrëzimin e qeverisë.

Duke folur në “Imazh” të RTK-së, ajo ka thënë se presidenti po bën shkelje kushtetuese duke mos e ftuar subjektin ku është ajo për të qenë pjesë e KQZ-së, sepse sipas saj kjo parti e ka të drejtë kushtetuese pjesmarrjen në KQZ.

Ajo tha se do ta apelojnë vendimin në Gjykatë Kushtetese, dhe pret që këtu të bashkohen edhe PDK dhe AAK. Por nëse ata nuk bëhen pjesë, atëherë vetë Nisma Socialdemokrate do ta dërgojë në Kushtetuese këtë çështje.

Sipas saj, nëse NISMA nuk do të ketë përfaqësues në KQZ, atëherë shumë shpejt do të ketë zgjedhje, dhe këtij procesi, sipas saj, mund edhe t’i paraprijë kjo parti, e cila aktualisht është pjesë e qeverisë, me tre ministra e një zëvendëskryeministër.

05/24/2019 23:50

Haradinaj takon bizneset e diasporës