Lajme

NISMA e pranon ftesën e Isa Mustafës

04/23/2018 21:07
nga:A. R.

Ndonëse janë pjesë e koalicionit qeverisës Nisma Social Demokrate do të marrë pjesë në tryezën politike të thirrur nga Isa Mustafa për të diskutuar për zgjedhjet në vend.

Pjesëmarrjen në këtë takim, Gazetës Blic ia ka konfirmuar deputeti Billall Sherifi.
Ai ka thënë se NISMA është pro çdo takimi mes partive politike në vend

“Në parim, Nisma socialdemikrate konsideron se takimet mes partive politike janë te mirëpritura. Nisur nga kjo, Nisma do te merr pjesë në të gjitha takimet e ftuara nga partitë politike.” është shprehur Sherifi

Bilall Sherifi, NISMA

Megjithatë Sherifi ka thënë se me diskutimin në këtë takim mund edhe të mos pajtohen, por se më mirë është të takohen e të diskutojnë se sa të shkëpusin lidhjet tërësisht,

“Nga takimet mes partive askush nuk humbë, pa marrë parasysh se a do te pajtohemi apo jo për çështjet të cilat do të diskutohen në ato takime.
Më mirë është të takohemi dhe të mos pajtohemi për temat që i bisedojmë, sesa të mos takohemi fare.” ka thënë Sherifi për Gazetën Blic.

Ftesën e LDK-së e kanë pranuar edhe Lëvizja Vetëvendosje.
Deputeti Rexhep Selimi i ka konfirmuar Gazetës Blic se kanë diskutuar për këtë ftesë dhe se me shumë gjasa do të të jenë pjesë e saj./GazetaBlic/

LEXO EDHE :

VV refuzon Veselin, por pranon Mustafën, marrin pjesë në tryezën politike

 

10/16/2019 19:16

Kjo është koha kur pritet certifikimi i rezultateve