Lajme

Nisma dhe Behgjet Pacolli bojkotojnë mbledhjen e sotme të qeverisë, këto janë arsyet

11/05/2019 20:11
nga:B. D

Edhe pse është qeveri në largim, sot është mbajtur mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku kryeministri në largim, Ramush Haradinaj mblodhi kabinetin qeveritar për të miratuar vendime në lidhje me buxhetin e Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Por, në këtë mbledhje nuk ishte i pranishëm i gjithë kabineti qeveritar. Aty munguan gjithë anëtarët qeveritar nga Nisma, ndërsa nga AKR nuk ishte i pari i kësaj partie, por që ministrat i erdhën.

Aty munguan zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli nga AKR, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi nga Nisma, po ashtu pjesë e kabinetit e që sot nuk erdhën në mbledhje ishin Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endit Shala dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica e që të dy vijnë nga subjekti i Nisma Socialdemokrate.

GazetaBlic ka kontaktuar me këshilltarin e Pacollit, Jetlir Zyberaj, i cili tha se kreu i AKR-së kishte angazhime të tjera dhe nuk arriti të vijë në mbledhje, megjithatë AKR-ja ishte prezente aty ku u përfaqësua nga ministrat e saj, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdin Lluka, Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

“Arsyeja ka qenë një emergjencë, por ministrat tjerë të AKR-së kanë qenë aty, nuk ka pas arsye tjetër, vetëm nuk ka mund të mbërrij në mbledhje”, tha ai.

Ndërsa, GazetaBlic ka kontaktuar edhe Ministrin e MTI-së, Endrit Shala i cili mungesën e tij e arsyetoi me angazhime të shumta që ka pasur dhe se nuk ka mundur të jetë pjesë e mbledhjes, ndërsa nuk deshi të flas për mungesën e kolegëve të tij nga Nisma.

“Nuk ka arsye vetëm kam pas angazhime tjera nuk kam mund me shku. Unë flas për vete, ndërsa për kolegët e mi, ju flisni me ta”, tha Shala.

Ndërsa, Zëdhënësi për medie i Nisma Socialdemokrate, Leotrim Berisha, në një përgjigje për GazetënBlic tha se nuk ka njohuri për mungesën e Nisma-s në mbledhje, pasi që ky i fundit kishte qenë i ngarkuar me obligime familjare të tij.

Nesër bëhet 1 muaj që nga data e zgjedhjeve e që koalicioni NISMA-AKR nuk arriti dot të kaloj pragun zgjedhor prej 5%.

Edhe pse koalicioni “Për shtetin” vazhdimisht ka pohuar se edhe ky koalicion do të jetë pjesë e kësaj legjislature, madje përmendte edhe shifra se sa kanë arritur të fitojnë mandate, por një gjë e tillë nuk po rezulton në rezultatet preliminare që janë publikuar nga KQZ.

11/12/2019 14:23

VV-ja ankohet në Gjykatën Supreme, vjen reagimi i NISMA-s