Lajme

Nisja e ndërtimit të sallës koncertale e gëzon Besa Luzhën: Me ne nuk ka fjale boshe, por vepra konkrete

09/28/2019 21:31
nga:A. R.

Fillimi i projektit për ndërtimin e sallës koncertale në Prishtinë, e ka gëzuar kandidaten për deputete Besa Luzha.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, Luzha, ka thënë se ërkrahja që Kryeministri Haradinaj i dha Prishtinës, me Ligjin për Prishtinën, i solli kryeqytetit buxhetin e duhur, për projektet e nevojshme.

Ajo ka shtuar se në mesin e shumë projekteve që kanë ardhur nga Ligji për Prishtinën, është edhe nisma e Komunës për të ndarë 1 milion euro e gjysmë për sallën koncertale.

Me ne nuk ka fjale boshe, por vepra konkrete.
Përkrahja që Kryeministri Haradinaj i dha Prishtinës, me Ligjin për Prishtinën, i solli kryeqytetit buxhetin e duhur, për projektet e nevojshme.

Në mesin e tyre, shihni pikën për sallën koncertale, për nismën e së cilës Komuna e Prishtinës, ka ndarë 1 milion e gjysmë Euro. Ashtu siç kam premtuar publikisht
Salla koncertale po bëhet ❤
✔119 AAK-PSD