Cult

Nisin xhirimet e filmit “Mala”, i bazuar në ngjarje të vërtetë nga lufta në Kosovë

09/02/2018 20:13
nga:M H

Sot kanë nisur xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë “Mala”.

Ky film bazohet në ngjarje të vërtetë, e cila ka ndodhur në luftën e fundit në Ballkan, ajo e Kosovës.

Lajmin për fillimin e xhirimeve e ka bërë të ditur producenti Trim Musliu, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Mala, një dëshmitar i gjallë i tmerrit të përjetuar, masakres dhe gjykimi i padrejtë ndaj tij nga ndërkombëtarët. Ne duhet ti paraqesim botës të vërtetën tonë si popull, çka kemi përjetuar, me çka po ballafaqohemi çdo ditë si pasojë e padrejtësive politike dhe si këto padrejtësi po mveshen me petkun e Gjykatave të ndryshme qe po marrin fryme dhe jete vetem tek ne në Kosovë”, ka shkruar ai.

“Deri kur zëri ynë do të shuhet nga zërat e padrejtë që marrin jehone nga një drejtësi e bazume në të padrejten , manipulimin dhe shtypjen. Këtë më së miri e rrëfen Mala”, ka thënë Musliu.

Producenti ka thënë se “ky film realizohet mbi vullnetin e mirë të disa aktorëve profesionist dhe ekipes së filmit pa asnje përfitim financiar por vetëm me një qëllim të vetëm atë që gjithë kemi përgjegjsinë ta rrëfejmë të vërteten mbi drejtësinë”.

09/18/2018 13:33

Anton Quni reagon pas publikimit të Listave të Veteranëve “Mashtrues”: Ka një mesazh të fuqishëm