Lajme

Nisin tollovitë tek “Bill Clinton”(FOTO)

01/31/2018 08:22
nga:A. R.

Kanë filluar tollovitë në trafk tek pika në rrugën “Bill Clinton” ku po bëhet ndalja e automjeteve.

Në këtë rrugë do të lejohen të kalojnë automjetet e transportit publik, emergjenca, Policia e Kosovës, FSK-së, KFOR-it, EUELX-it, Drejtoria e Inspektoratit, taksitë e licencuara, automjetet për bartjen e personave me aftësi të veçanta, të cilat bartin shenjë identifikuese.

Zonat e ndaluara përfshijnë: Bulevardi “Bill Klinton”, nga udhëkryqi i rrugëve “Idriz Gjilanit” dhe “Bekim Fehmiut”, gjegjësisht deri te shtatorja “Bill Klinton”, Bulevardi “Dëshmorët e kombit”, nga rrethrrotullimi i flamurit, rruga “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i konvikteve, rruga “Edmond Hoxha” te Salla “1 tetori”, rruga “Ilir Konushevci” nga hyrja e drejtimit të Podujevës dhe hyrja nga rrethrrotullimi i lagjes “Arbëria” në rrugën e UÇK -së dhe “Fehmi Agani”.

Kjo masë e ndalimit të qarkullimit të automjeteve nga ora 06:00 deri në orën 22:00 është ndërmarrë nga Komuna e Prishtinës bashkë me ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për shkak të gjendjes alarmante të ndotjes së ajrit.

06/22/2019 22:12

Drunjtë te shtatorja e Bill Clintonit kanë filluar të thahen