Edicioni i sivjetmë i festivalit “Kënga Magjike” është më i veçantë, ngase këngëtarët do të këndojnë për të ndihmuar.
Kjo për shkak se me biletat e festivalit do të ndërtohet shtëpia për një familje të prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Pra, për dallim prej viteve tjera ku këngëtarët i ka bashkuar gara, kësaj radhe i bashkon solidariteti me të prekurit nga tërmeti.
Tashmë kanë filluar provat për netët gjysmëfinale, ndërsa finalja e madhe mbahet të shtunën (7 dhjetor).
Ardit Gjebrea ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga skena e festivalit, ku po mbahen provat për natën e parë gjysmëfinale, që mbahet nesër.
Imazhe të tilla kanë ndarë edhe artistët pjesëmarrës dhe anëtarët e jurisë.