Sporti

Nisin procedurat për ndërtimin e stadiumit të ri në Suharekë

08/11/2025 20:59
nga:G B

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata me operatorin ekonomik për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit të Suharekës, projekt me vlerë mbi 10 milionë euro.

Sipas tij, stadiumi do të ndërtohet sipas standardeve më të larta të UEFA-s, me kapacitet prej 6,518 ulësesh dhe infrastrukturë moderne.

“Sot kemi nënshkruar kontratën ne operatorin ekonomik për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit, me vlerë mbi 10 milionë euro. Projekt i cili do të ndërtohet sipas standardeve më të larta të UEFA-s, me kapacitet prej 6,518 ulësesh dhe infrastrukturë moderne”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook.