Lajme

Nis takimi Mustafa- Limaj

03/19/2020 14:38
nga:Gazeta Blic

Para pak minutash ka nisur takimi ndërmjet liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj.

Kështu kanë konfirmuar për Gazeta Blic zyrtarë të Nismës për Kosovën.

“Po, takimi ka nisur para pak minutash”, ka theksuar shkurt ky zyrtar i Nismës, duke dashur që të mbetet anonym.

Pos Limajt, nga Nisma në këtë takimpo merr pjesë edhe deputeti i kësaj partie, Endrit Shala.

Gazeta Blic edhe më herët paralajmëroi për mbajtjen e një takimi ndërmjet dy liderëve.

Ndryshe, kreu i LDK-së, para pak minutash kishte një takim me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj pas këtij takimi ka shkruar në facebook në lidhje me atë se çka kanë biseduar.

Sot takova ish-Kryeministrin dhe Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa për të diskutuar Mocionin e Mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. E informova z. Mustafa se AAK do të votojë për këtë mocion, sepse Qeveria Kurti jo vetëm që do të jetë Qeveria më jetëshkurtër por edhe më e dëmshmja për Kosovën. AAK përkrah një zgjidhje të shpejtë pas rrëzimit të Qeverisë përbrenda institucioneve të vendit. RH

LAJMI I FUNDIT: Nga brenda mbledhjes së GP të LDK-së:  Deputetët që po e kundërshtojnë mocionin (Emrat)

06/01/2020 18:24

Deputeti i LDK-së për Vjosa Osmanin: Një deputet nuk mund ta pengojë formimin e Qeverisë