Lajme

Nis takimi mes Vuçiqit, Ramës dhe Zaevit për “Shengenin e vogël”

10/10/2019 10:44
nga:Gazeta Blic

Në Novi Sad ka nisur takimi trepalësh në mes të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Presidentin serb Aleksandar Vuçiq është nikoqir i kryeministrave të të dyja vendeve, Edi Ramës së Shqipërisë dhe kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev Rama, në takimin temë qendrore e të cilit do të jetë integrimi më i mirë i tregjeve në rajon dhe propozimin e presidentit serb për krijimin e “Shengenit të vogël”.

Takimi, në pavijonin e oficerëve të Kalasë së Petrovaradinit, do të përqendrohet në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik, duke hequr pengesat për biznesin dhe lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe shërbimeve në të tre vendet, tregu i të cilave është 20 milionë njerëz.