I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili dje arriti në Kosovë, sot ka mbërritur në zyrën qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, me ç’rast ka nisur takimin me liderin e kësaj partie, Albin Kurtin, shkruan GazetaBlic.
Grenell në vizitën e tij te Kurti, ishte i shoqëruar nga Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.
Grenell po qëndron në Kosovë për vizitë, deri sa ai sot pritet të takojë edhe liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.
Kujtojmë se Richard Grenell, mbrëmë zhvilloi një takim edhe me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.
Tutje Grenell i tha medieve se menjëherë pas takimit me Kurtin ai do të u drejtohet atyre me një deklaratë.