Sporti

Nis takimi i drejtuesve të sportit me ministrin në detyrë Vitia, diskutohet rinisja e garave

05/13/2020 22:33
nga:M K

Ka filluar takimi në mes të ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, ministres së detyrë të MKRS-së Vlora Dumoshit, kryetarit të KOK-ut dhe krerëve të FFK-së, ku po diskutohet për aktivitetet sportive në Kosovë.

Mësohet se Arben Vitia ka thirrur në një takim përfaqësuesit e institucioneve më të mëdha sportivë në vend.

Kërkesa e kahmotshme nga KOK-u dhe FFK është që kjo e fundit t’i fillojë me ndeshjet e Superligës më 1 qershor.

Kujtojmë që ditë më parë FFK dhe MKRS i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë pikërisht për kërkesën e njëjtë.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

09/30/2020 21:47

Bogujevci: I pakuptimtë mosreagimi i institucioneve ndaj deklaratës së Trump