Lajme

Nis subvencionimi i Kartonit të Gjelbër për diasporën

08/01/2020 09:00
nga:Y I

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli ka njoftuar se në minutat e parë të ditës së sotme është printuar polica e parë e sigurimit kufitar për diasporën me zero kosto.

Ai ka bërë të ditur se deri te kjo erdhi pas angazhimit të përbashkët të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit, derisa ka thënë se në vazhdim duhet të punohet për anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër.

Sipas Havollit, për të arritur këtë është e domosdoshme ulja e numrit të automjeteve të pasiguruara në vend.

Postimi i plotë:

Pas angazhimit të përbashkë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit, në minutat e parë të datës 1 gusht 2020, u printua polica e parë e sigurimit për diasporën me zero kosto, e subvencionuar nga Qeveria.
Punët në vazhdim duhet të orientohen në anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër, e përkohësisht të sigurojmë të drejtat tona përmes ndonjë shteti mik të Kosovës. Për të arritur këtë, është e domosdoshme ulja e numrit të automjeteve të pasiguruara në vend.