Showtime

Nis sërish sherri në estradë – Enca Haxhia vs. Roza Lati

01/24/2020 13:35
nga:L I

Dy javë më parë këngëtarja Enca Haxhia ishte e ftuar në emisionin e Luana Vjollcës “Shiko Kush Luan”, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja nga Shqipëria teksa ishte në lojën ku duhej të zgjidhte mes personazheve, Enca Haxhia i dha një pikë moderatores Roza Lati.

Por, duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak kësaj të fundit e cila ka zgjedhur edhe të reagoj gjatë emisionit të saj.

Roza Lati kishte të ftuar në emision Edona Gashin, përfaqësuesen e “OnRecords” ku përveç arsyes së largimit të artistëve nga kompania, nuk mungoi dhe thumbi për Encën.

Teksa po flisnin për Rina Balajn, Roza hodhi ‘kunjën’ se çfarë ka thënë Rina për këtë mbretëreshën e Instagramit në Arabinë Saudite, duke iu referuar Encës.

Sherri mes Encës dhe Rozës nisi një vit më parë kur këngëtarja tha se vajzat me fjalor si të moderatores u vë vizën, dhe kaq u desh që Roza të shpërthente, ndërsa shkroi se ajo e kishte mbështetur fort Encën.

/GazetaBlic