Lajme

Nis seanca e jashtëzakonshme për heqjen e taksës, betohen deputetët e rinjë

03/02/2020 11:33
nga:Norë Kelmendi

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, për heqjen e taksës.

Po paraprakisht seanca ka filluar me betimin e deputetëve të rinjë që sot iu bashkangjiten Kuvendit të Kosovës, për të zëvendësuar ulëset e kabinetit qeveritar.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës javën e kaluar konstatoi se kërkesa e deputetëve për seancë, i plotëson kushtet formale-juridike, andaj ajo do të mbahet sipas kërkesës së deputetëve nënshkrues.

Kryeministri Kurti ka paralajmëruar se më 15 mars do ta heqë taksën ndaj lëndës së parë nga Bosnja e Serbia.

“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në këtë fushatë miqësore, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, do ta heqë tërësisht tarifën për një periudhë 90 ditore. Nëse Serbia nuk e përfill qëndrimin e Kosovës dhe nuk fillon heqjen e barrierave, me fillim nga data 1 prill do të nisë zbatimi i reciprocitetit, njëherë me fushën e tregtisë e pastaj në fushën ekonomisë. Nëse pala serbe nuk reflekton as pas 90 ditësh për heqjen e tarifës për lëndën e parë, atëherë Qeveria nga 15 qershori do ta kthejë tarifën deri në zbatimin e reciprocitetit”, është shprehur Kurti.

Taksa ndaj mallrave serbe u vendos në nëntor 2018 nga ish-Qeveria Haradinaj.

Ky i fundit ka bërë thirrje disa herë që taksa të mos hiqet deri në njohjen e Kosovës shtet nga Serbia.

05/17/2020 22:57

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës!