Lajme

Nis rinumërimi i 50 vendvotimeve për shkak të mospërputhjeve të rezultateve

6 ditë më parë
nga:G B

Komisioni Qendror Zgjedhor [KQZ] ka njoftuar se ka filluar procesi i rinumërimit të fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

KQZ-ja ka njfoptuar se 335 vendvotime i takojnë komunës së Vushtrisë për shkak se ekzistojnë mospërputhje në rezultate.

“Fillimisht, në mbledhjen e ditës së sotme KQZ mori vendim për rinumërimin e 15 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës, në të cilat është zhvilluar procesi i votimit më 9 shkurt 2025.

Sipas rekomandimit të prezantuar nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, gjatë pranimit të rezultateve në këtë qendër nga Qendrat Komunale të Numërimit është hasur në mospërputhje të numrit të nënshkrimeve në Listën e Votuesve me numrin e fletëvotimeve brenda në kutitë e votimit të këtyre vendvotimeve.

Gjithashtu, KQZ mori vendim për rinumërimin e plotë të fletëvotimeve për subjektet politike dhe kandidatët nga 35 vendvotime për shkak se ekzistojnë mospërputhje në rezultate. Këto vendvotime i takojnë komunës së Vushtrrisë në të cilat është votuar më 9 shkurt 2025.

Procesi i rinumërimit po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar”, ka njoftuar KQZ-ja.