Lajme

Nis raundi final për votimin e Presidentit

04/04/2021 19:00
nga:Gazeta Blic

Ka filluar votimi në raundin e tretë dhe përfundimtar për zgjedhjen e Presidentit.

Vjosa Osmani nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme në dy raundet e para.

Me vota 67 pro, dhe 11 vota të pavlefshme, Osmani nuk ka arritur të zgjidhet president i vendit në raundin e dytë.

Nasuf Bejta, ndërkaq është votuar nga 4 deputetë në Kuvend.