Cult

Nis projekti për fushën e Ndërrmarësisë, i financuar nga Ministria e Kulturës

08/08/2020 18:02
nga:Gazeta Blic

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vlora Dumoshi ka njoftuar se ka nisur projekti për fushën e Ndërrmarësisë, i financuar nga Ministria e Kulturës.

“Sot isha në Mitrovicë, Vushtrri dhe Skënderaj dhe vëzhgova nga afër trajnimet profesionale që po bëhen për të rinjtë e këtyre qyteteve”, ka shrkur ajo.

Shënimi i plotë:

Nga sot filloi projekti për fushën e Ndërrmarësisë, i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sot isha në Mitrovicë, Vushtrri dhe Skënderaj dhe vëzhgova nga afër trajnimet profesionale që po bëhen për të rinjtë e këtyre qyteteve.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është në mbështetje të vazhdueshme financiare për fuqizimin e të rinjve në fusha të ndryshme.

Kapacitetet e të rinjve janë admiruese prandaj mbëshetjen madhore e kemi vullnet në çdo kohë. Përgëzoj të gjithë të rinjtë për gatishmërinë e tyre dhe që me shumë pozitivitet iu përgjigjën thirrjes publike të MKRS-së.