Lajme

Nis procesi zgjedhor në PDK në këtë komunë

10/03/2018 15:30
nga:Gazeta Blic

Kanë filluar përgatitjet për organizimin e procesit zgjedhor brenda partiak, në degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren.

Bëhet e ditur se në kuadër të pregatitjeve për zgjedhjet brenda partiake, lidershipi i PDK-së në këtë qytet dhe kryetari Minir Krasniqi, kanë filluar takimet e rregullta me të gjitha strukturat e saja nga kryesia e degës, kryetarët e nëndegëve, kryesia e rinisë dhe e gruas Demokratike.

Në kuadër të këtij procesi, sot janë takuar kryetarët e nëndegëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Rinisë Demokratike në Prizren, me ç’rast janë njoftuar zyrtarisht për këtë proces tejet të rëndësishëm për Partinë Demokratike të Kosovës.

Në një njoftimpër media të degës së kësaj partie në Prizren theksohet se ky proces zgjedhor do të jetë tërësisht i hapur, gjithëpërfshirës, transparent dhe garues

01/23/2019 17:40

Demhasaj: Taksa do të hiqet ndaj Serbisë, ky do të jetë efekti i saj për vendin. Marrëveshja nga dialogu e çon vendin në zgjedhje!