Sporti

Nis me tensione kuvendi zgjedhor i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës

01/18/2020 12:36
nga:Mergim Rreci

Ka nisur kuvendi zgjedhor i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës, i cili po mbahet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Pika kryesore e rendit të ditës të këtij kuvendo është përzgjedhja e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Sipas informacioneve nga Kosovapress ky kuvend zgjedhor ka nisur me tensione, andaj menjëherë pas fillimit të tyre janë përjashtuar mediat nga atje.

Kujtojmë që deri tani shumë kuvende zgjedhore në zona të ndryshme të Kosovës janë shoqëruar me probleme dhe parregullësi të ndryshme.

Mbetet të shihet se cili do të jetë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së që do të zgjedhet sot.