Lajme

Nis mbledhja e kryesisë së LDK-së, mungon Lutfi Haziri

03/20/2019 14:51
nga:A. R.

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë takim është duke munguar nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri, i cili më herët ka bërë një shkrim në ‘Facebook’, përmes të cilit ka njoftuar së gjendet jashtë vendit, shkruan Gazeta Blic.

Në takim janë janë duke marrë pjesë edhe kryetarët e degëve.  Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të LDK-së, në ‘Facebook’.

“Duke ndodhur tani: nën kryesimin e kryetarit, Isa Mustafa, po mbahet mbledhja e përbashkët e kryesisë dhe kryetarëve të degëve të LDK-së.
Pas mbledhjes, LDK në konferencë për medie”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

 

e

04/20/2019 11:10

Ish-presidentja Jahjaga do të dëshmojë para Kongresit amerikan për krimet e luftës në Kosovë