Lajme

Nis “lufta” ndërmjet kabinetit të Ramush Haradinajt dhe atij të Kadri Veselit: A po i vjen fundit PAN-it?!

04/11/2019 14:49
nga:Gazeta Blic

Migrimi i qytetarëve të Kosovës nëpër vende të ndryshme evropiane, si rezultat i gjendjes jo të mirë ekonomike, duket se po bëhet ‘mollë sherri’ për koalicionin qeverisës.

Shkëndijat e para për një çarje brenda koalicionint qeverisës i kanë dhënë këshilltarët e dy krerëve shtetëror, Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Blerim Latifi, këshilltar politik i Kryekuvendarit Veseli pohon se është përgjegjësi e Haradinajt, ikja e të rinjëve nga vendi, derisa akuzon zyrtarët e partisë së këtij të fundit AAK-së për nxitje në migrim.

Duke e cituar deklaratën e deputetit nga radhët e AAK-së Shkumbin Demaliajt, se “me mujt veç njerëzit e AAK-së i kisha shti në punë”, thotë se kjo nuk i bie ndryshe vetëm se nuk ka bukë për ata që nuk janë me ne.

“Kjo deklaratë, me arrogancën e saj ekstreme, është thirrje për trazira. Mirëpo, në Kosovë trazirat nuk ndodhin, sepse njerëzit e këtij vendi e duan shumë atdheun e tyre. Më parë pranojnë të largohen prej tij, se sa ta djegin”, u shpreh Latifi.

Tutje, duke vazhduar me replikë ndaj këshilltarit të Haradinajt, Halil Matoshi, Latifi bëri thirrje për ta çrrënjosur mensinë e udhëheqjes së shtetit në formën se si po qeverisët tani, duke shtuar se “në të kundërtën ky vend ka me mbëtë veç në pleq dhe plaka”, ka shkruar ai në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Ndërkaq Matoshi, në një opinon dërguar në adresë të redaksisë së “Gazeta Blic” ka përgenjështruar deklarimet për ikje të qytetarëve, duke thënë se largimi i tyre është legal.

“Sot, ka lëvizje normale drejt tregjeve liberale të punës përmes rrugëve legale, sepse të presësh radhën për të marrë një vizë zyrtare, të punës për 2 – 6 muaj, Schengen, turistike apo për bashkim familjar nuk është IKJE, por LËVIZJE E NATYRSHME në suaza të këtij 4%-shit global”, u shpreh ai, si kundër replikë ndaj Latifit.

Më tej, Matoshi haptazi e inkurajojë Latifin të flasë për koalicionin aktual në mënyrë që siaps tij, të “dridhet” nga kritika racionale “dhe kushdo që vjen nesër, të shkoj përtej tij në emancipimin e pushtetit politik dhe në bërjen e diferencës në qeverisje.”

Duke e mbrojtur shefin e tij, Matoshi arsyetoj punën e bërë me presionin ndërkombëtar dhe atë vendor, duke aluduar tek deklarimet e zyrtarëve të PDK-së, se po i dëmton marrëdhëniet më aleatët e vendit.

“Atij iu desht sëpari ta delegjitimojë idenë e Federica Mogherini-t dhe disa zyreve të BE-së dhe së dyti, disa qarqeve të etabluara në sistem brenda Kosove, që nën moton ‘dialog për normalizim marrëdhëniesh’ të negociohej sovraniteti shtetëror i Kosovës dhe kufijtë e 17 shkurtit 2008. Dhe nën peshën e mallkimit të rremë se “Ramushi po na prishë me Amerikën”, tha Matoshi.

Po Blerim, (pas njëzet vjetëve) është koha me pȃ vetën në pasqyrë!

Ndryshe, mospajtimet e para ndërmjet koalicionit qeverisës janë vërejtur pas vendimit për tarifa doganore ndaj shtetit serb dhe atij boshnjak nga Kryeministri Haradinaj, vendim ky që u kundërshtua edhe nga SHBA dhe përfaqësuesit e BE-së.

Në anën tjetër opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë Haradinaj dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

LDK dhe Vetëvendosja thonë se kjo qeveri nuk po mund ta kalojë e vetme Buxhetin, ka tensionuar raportet me faktorin ndërkombëtar dhe duke qenë që nuk i ka votat e mjaftueshme në parlament, atëherë, kjo tregon sipas opozitës që “qeveria Haradinaj, nuk e përfaqëson shumicën”. /Gazeta Blic/

12/05/2019 23:46

Vetëvendosjes i duken shumë posti i presidentit dhe ai i kryetarit të Kuvendit për LDK-në: Partia e Isa Mustafës vjen me një propozim të fundit