Lajme

Nis ‘kapja’ e shtetit nga pushteti i ri: Hykmete Bajrami e emëron UD të Sekretarit njeriun e LDK-së

02/24/2020 18:27
nga:Gazeta Blic

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka emëruar Agim Berdynën U.D të Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit.

Një kopje të këtij vendimi e ka siguruar IndeksOnline.

Përkundër që në këtë ministri, sekretari i deritashëm, Ekrem Kastrati ka qenë në gjysmë të mandatit, kjo nuk e ka penguar ministren Bajrami të emërojë U.D të Sekretarit një zyrtar të afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Agim Bërdyna ka qenë me herët zv-ministër i Arsimit, i propozuar nga LDK. Po ashtu anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Del video se si qeshen Kurti dhe Bërnabiq