Filmi “Ninullë” e regjisorit Adrian Asllani, e ka fituar çmimin “Filmi më i mirë” në festivalin e filmit në Zvicër “Movie Day”.
Ngjarja u mbajt në Romanshom më 22 dhe 23 mars.
“Ninullë”, konkurrojë në kategorinë e filmave deri në moshën 25 vjeç.
Në kategorinë A përfshihen filmat e krijuesve deri në moshën 16 vjeçe, ndërkaq në kategorinë B janë filmat e regjisorëve deri në moshën 25 vjeçe.
Gjatë ndarjes së çmimeve, anëtari i jurisë z. Aaron Asteria, tha se “Filmi ‘Ninullë’ ka ngjallur një debat të madh brenda jurisë, sepse është një film që sjellë në vete pikëpamje nga balada e Goethes “Der Erlkönig” e deri te qasja e Frojdit për raportet prindër dhe fëmijë. Pas diskutimeve të shumta, juria, pa hezituar fare, vlerësoi se ky është filmi më i mirë”, tha ai.
Ky çmim është i pesti për këtë filmi nga shtatë festivalet ku ka konkurruar.