Showtime

Nicole Scherzinger tregon linjat e saj përfekte nga palestra me të dashurin 7 vjet më të ri

01/15/2020 11:11
nga:N S

Çifti e bën publike lidhjen e tyre javën e kaluar.

Ata janë duke pushuar në Meksikë, të martën Nicole publikoi imazhe bashkë me të dashurin nga palestra, shkruan DailyMail përcjellë GazetaBlic.

Ylli i Pussycat Dolls, 41 vjeç, shfaqi barkun e saj të rrafshët  në rrobat e stërvitjes me ngjyrë neoni. Ajo shfaqi linjat  e bukura trupore, teksa u ngrit në majë të gishtave të këmbës dhe vendosi dorën në krahun e Thom Evans.  Ndërkohë, i dashuri 34 vjeç, tregoi bicepsin e tij për një foto topless ndërsa kishte veshur një palë pantallona të shkurtra të zeza, çorape të këmbëve për seancën e tyre.

Krahas fotove Nicole shkroi: ‘E vetmja stërvitje e keqe është ajo që nuk e bën. Dekada e re, java e re, mentaliteti i ri, mundësi të pafundme.’

Thom shfaqi muskujt e tij të fortë, ndërsa ngriti peshë të hënën, duke ndarë një postim në Instagramin e tij.

Çifti shijuan drekën pas stërvitjes së tyre ata bën publik postimin në Instagram.E dashura e tij e mrekullueshme mbante syze dielli dukej e mahnitshme,  dyshja shijuan drekën nga ballkoni me pamje nga deti. Ata kishin në tavolinën e ushqimit një gotë verë dhe enë të ndryshme me plot ushqim të shijshëm.

Nicole dhe Thom udhëtuan në Los Cabos, Meksikë dhe nuk mund të rrinin larg njëri-tjetrit derisa pozonin në pishinë. Nicole shkoi pa grim, ajo mbështeti kokën te Thomi, i cili mbështillte krahun rreth saj.

Ata më në fund konfirmuan romancën e tyre me një paraqitje të përbashkët në Golden Globes Awards pas muaj spekulimesh. Nicole dhe Thom u përfolën se kishin filluar takimin pasi kaluan kohë së bashku në ‘The X Factor: Celebrity’.

/GazetaBlic./

 

 

01/08/2020 17:25

Nicole Scherzinger me të dashurin 7 vjet më të ri, bëjnë daljen e parë publike