Euro2024

Nico Williams: Jam shumë i lumtur te Athletic Bilbao

06/23/2024 12:15
nga:E K

Nico Williams këmbëngul se është i lumtur në Athletic Bilbao pasi spekulimet rreth të ardhmes së tij janë shtuar ditët e fundit.

Anësori 21-vjeçar, i cili u emërua lojtari i ndeshjes në suksesin e Spanjës kundër Italisë në Euro 2024, nënshkroi një marrëveshje të re trevjeçare me skuadrën baske në dhjetor 2023, por Barcelona, ​​Liverpool, Arsenal dhe Chelsea janë të gjithë të interesuar për reprezentuesin spanjoll, transmeton GazetaBlic Sport.

Klauzola e lirimit në kontratën e tij është rreth 60 milionë euro.

“Kohët e fundit kam zgjatur kontratën time me Athletic, ndihem shumë mirë atje. Jam shumë i lumtur,” tha Williams për TVE spanjolle.

“Sapo firmosa një kontratë të re, është shumë e çuditshme që po më pyesni për të ardhmen time”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport.