Sporti

Ngushëllimet e Lazios për vdekjen e Fadil Vokrrit

06/09/2018 20:56
nga:Lorik J

Edhe skuadra e madhe italiane, Lazio, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Fadil Vokrrit.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare pas një sulmi kardiak në mëngjesin e sotëm.

“Lazio, Presidenti, trajneri dhe gjithë lojtarët shprehin ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të Fadil Vokrrit, President i federatës futbollistike kosovare dhe i bashkëngjitën dhimbjes së familjes”, shkruhet në reagimin e Lazios.

Vokrri ishte kryetar i FFK-së që nga viti 2008, kurse si lojtarë ka luajtur edhe në disa klube të mëdha evropiane si Llapi, Prishtina, Fenerbahche, Nimes dhe Partizanit të Beogradit.

 

08/21/2018 20:44

Real Madridi ka gati 160 milionë euro për fantazistin e Lazios