Lajme

Ngushëllime, para dhe heshtje – reagimet e liderëve kosovarë për Zelandë të Re, Notre Dame dhe Shri Lankë

04/22/2019 14:01
nga:Gazeta Blic

Liderët kosovarë patën shumë ngushëllime për sulmin ku mbetën të vdekur 50 persona në Zelandë të Re, Qeveria ndau 20 mijë euro për rindërtimin e Kadetrales Notre Dame, por asnjë fjalë s’u tha për 290 të vdekurit në Shri Lankë.

Një muaj më parë një sulm i tmerrshëm terrorist kishte ndodhur brenda një xhamie në Zelandë të Re.

Nga sulmi patën mbetur të vdekur 50 persona. Ky rast kishte prekur mbarë botën.

Në mesin e liderëve botërorë që ndan dhimbjen me popullin e Zelandës së Re ishin edhe ata të Kosovës që njëherit bën thirrje për solidaritet.

Republika e Kosovës e dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vranë mbi 40…

Publiée par Hashim Thaçi sur Vendredi 15 mars 2019

 

 

Sulmi në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vranë dhjetëra persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, është…

Publiée par Kadri Veseli sur Vendredi 15 mars 2019

Akti terrorist në Zelandë të Re, ku mbeten të vrarë dhjetëra njerëz të pafajshëm, cenon vlerat e një vendi të lirë dhe…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Vendredi 15 mars 2019

 

 

Gatishmërinë për t’iu ndihmuar qytetarëve të Shri Lankës që të dielën ishin cak i sulmeve që ua mori jetën 290 personave shprehën dje Kryeministrja britanike, Theresa May, Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai amerikan Donald Trump.

 

Pjesë e botës këtë herë s’u bën Presidenti Hashim Thaçi, Kryekuvendari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Të tre liderët kosovarë të dielën uruan Pashkët, duke u lutur për mirësi, dashuri, gëzim dhe harmoni, por asnjë fjalë për 290 të vdekuri në Shri Lankë.

I vetmi që reagoi për këtë rast nga kosovarët ishte ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

“I shokuar nga shpërthimet në kishat dhe hotelet e Shri Lankës. Dënoj fuqishëm këto veprime të tmerrshme terrorizim. Dërgoj ngushëllimet e mija të thella për të gjithë të prekurit nga këto sulme të tmerrshme. Mendimet tona janë me ta”, ka shkuar Pacolli në Twitter.

 

 

Në një rast tjetër, atë të djegjes së katedrales Notre Dame në Paris, Qeveria e Kosovës ndau 20 mijë euro për rindërtimin e saj – për çka edhe Kosova mori falënderime nga sheti francez.  /klankosova

Reagime bën edhe Presidenti, Kryekuvendari dhe Kryeministri.

 

Fatkeqësi e madhe përfshirja në zjarr e katedrales historike Notre Dame në Paris. Një fatkeqësi kulturore me përmasa jo…

Publiée par Hashim Thaçi sur Lundi 15 avril 2019

 

Dje, Notre Dame, simbol i civilizimit perëndimor papritur u kaplua nga zjarri. Një simbol i Francës, e cila me idealet e…

Publiée par Kadri Veseli sur Mardi 16 avril 2019

 

I trishtuar për zjarrin që përfshiu gjatë ditës së sotme, monumentin 850-vjeçar të qytetërimit, Katedralën Notre-Dame de…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Lundi 15 avril 2019

 

 

 

07/17/2019 08:32

Fermerët kërkojnë sigurimin e kulturave bujqësore