Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke shqyrtuar mundësitë për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët pas rritjes së çmimit.
Haxhiu, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, tha se ezekutivi po përpiqet të gjejë zgjidhje për situatën e rënduar energjetike.
“Natyrisht se qytetarët janë të shqetësuar, megjithatë deri më tani qeveria ka ndarë deri në 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për kategori të ndryshme. Natyrisht do të shqyrtohen edhe opsione të tjera për subvencionimin e çmimit të energjisë”, tha ministrja e Drejtësisë, shkruan Paparaci.
Zyra e Rregullatorit për Energji ka propozuar rritje të çmimit të energjisë elektrike për 40 për qind.
Propozimi për rikthimin e sistemit të blloktarifave godet në mënyrë direkte shumicën e konsumatorëve kosovarë.