Lajme

Ngritet aktakuzë ndaj kosovarit që iu bashkua ISIS’it

12/07/2021 13:25
nga:M K

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur se ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet K.D.

Prokuroria Speciale ka treguar se i pandehuri i lartcekur me dashje ka marrë pjesë në veprimtarinë e organizatës terroriste, në atë mënyrë që me bashkëshorten i është bashkangjitur luftëtarëve të organizatës terroriste, militante, ekstremiste “ISIS” (Islamic State of Iraq and the Sham), duke marrë pjesë aktivisht në veprimtaritë e kësaj organizate si trajner i snajperistëve.

Më pas sipas prokurorisë, i pandehuri K.D., është arrestuar dhe është burgosur nga Forcat Demokratike Siriane, kurse më datë 17 korrik 2021, në mënyrë të organizuar është transferuar në Kosovë.

“Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet nga Prokuroria Speciale.