Përfshirja e sa më shumë ngjyrave në veshje mund të duket pothuajse e pamundur, por e vërteta është se është shumë e lehtë. Natyrisht, nuk ka “rregulla” për modën, ju mund të vishni çfarëdo ngjyre që dëshironi, dhe patjetër që do të dukeni shumë mirë edhe në to. Por, identifikimi i ngjyrave që shkojnë më mirë me tonin specifik të lëkurës tuaj mund t’ju ndihmojë të dalloni në një turmë dhe të rrezatoni nga jashtë.
Ashtu si me grimin dhe flokët, çelësi për të gjetur ngjyrat që ju përshtaten fillon me tonin e lëkurës, ose më saktë, nuancat e lëkurës, të cilat mund të grupohen në tre kategori: e ngrohtë, e ftohtë dhe neutrale. Si ta kuptoni nuancën e ngjyrës tuaj? Jua shpjegojmë më poshtë:
Keni një nuancë të ngrohtë të lëkurës nëse:
Nëse fytyra juaj ka një tonalitet si të verdhë ose të artë. Edhe një çehre në me tonalitet ulliri hyn tek nuancat e ngrohta. Kur lëkurës i shkon edhe ngjyra kafe e errët edhe të errët. Gjithashtu mund ta dalloni nga preferenca juaj e bizhuterive. Nëse mendoni se ari i verdhë duket më së miri në lëkurën tuaj, me siguri keni një nuancë lëkure më të ngrohtë.
Ngjyrat e veshjes që i shkojnë nuancave të ngrohta të lëkurës janë portokallia, e verdha apo edhe e arta. Ngjyrat e ndezura gjithashtu bëjnë kombinimet perfekte. Por edhe tonet natyrale të tokës si kafeja, e kuqja e thellë dhe nuancat e pasura të jeshiles duken gjithashtu të shkëlqyera. Ngjyra që mund të dëshironi të shmangni është e zeza.
Ju keni një nuancë të ftohtë të lëkurës nëse:
Keni një tonalitet kaltërosh. Ngjyra e flokëve që ju shkon më shumë është e errët, e zezë ose kafe e thellë por edhe bionde e lehtë. Preferoni argjendin, arin e kuq ose një përzierje mes të dyjave. Tonet më të ftohta të lëkurës duken fantastike me ngjyrën e drurit, ngjyrën blu dhe vjollcë. Mbani mend se ngjyrat e forta mund t’i bëjnë tonet e ftohta të lëkurës të duken më të zbehta. Ngjyrat pastel ju japin butësi dhe mund të shtoni në gardërobën tuaj blunë dhe rozën e lehtë pastel. Shmangni ngjyrat e forta. Mos vishni portokalli dhe të verdhë.
Keni tonalitet neutral të lëkurës nëse:
E keni të vështirë ta përcaktoni me ato që lexuat më lart. Nëse ke një nuancë neutrale të lëkurës, vërtet nuk mund të dallosh nëse ke tonalitet te ngrohtë apo te ftohtë. Flokët mund t’i mbani në ngjyra të ndryshme. Shumica e lëkurave neutrale kanë sy ngjyrë lajthi, të cilët priren të ndryshojnë në varësi të ngjyrës së rrobave që vishni. Sa i përket preferencës së bizhuve , i përzieni të gjitha.
Tonet e lëkurës neutrale duken shkëlqyeshëm në ngjyrat neutrale, kështu që përqendrohuni tek nuancat e thjeshta. Mund të përdorni të bardhën, bezhën dhe të purpurtën. Shkoni drejt nuancave të pjeshkës së lehtë, rozës pastel , të kuqes së lehtë dhe jeshiles. Shmangni të kuqen të verdhën dhe çdo ngjyrë që është e shndritshme dhe e fortë.