Çfarë ngjyre është dylli juaj?
Dylli i veshit, kjo substancë ngjitëse është tejet e rëndësishme për trupat tanë dhe mund të na tregojë shumë gjëra për shëndetin.
Mund t’ju duket si ide gërrditëse në fillim, por herën e ardhshme që i pastroni veshët shikoni se çfarë po del jashtë.
Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë faktin se krijimi i dyllit në vesh nuk është diçka e keqe, por faktikisht krijohet nga trupat tanë me qëllim që të parandalohen bakteret dhe ndyrësirat të futen në kanalin e veshit – pra, kjo “ndyrësirë ngjitëse” i mban veshët tonë të pastër, shëndetshëm dhe funksional.
Ngjyra e dyllit: e verdhë, e lagësht dhe ngjitëse
Ky është lloji më i shpeshtë i dyllit që gjendet te të rriturit. Tekstura e lagësht dhe ngjitëse e ndihmon kanalin e veshit të thahet.
Ngjyra e dyllit: e zezë dhe e dendur
Stresi dhe shqetësimi mund t’i shkaktojë trupat tanë të prodhojnë më shumë dyllë. Edhe djersitja e madhe mund të shpie në rritje të prodhimit të dyllit, gjë e cila mund ta bllokojë kanalin e veshit dhe të shkaktojë çrregullime të përkohshme dëgjimi.
Nëse e vëreni se ngjyra e dyllit tuaj është e zezë dhe e trashë, duhet të siguroheni t’i pastroni veshët rregullisht për të shmangur çfarëdo problemi.