Lajme

Ngjela nxjerr emrat: Ja kush është fajtor për viktimat e tërmetit

12/06/2019 18:45
nga:A. R.

I ftuar në studion e “Top Talk” në Top Channel, avokat Spartak Ngjela deklaroi se katër persona janë përgjegjës për pasojat e tërmetit shkatërrues që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit.

Duke i përmendur një nga një me emra, Ngjela renditi dhe arsyet pse Berisha, Rama, Meta dhe Basha duhet të japin llogari për tragjedinë e rëndë.

“Kontrolli i shtetit, fajtori kryesor është shteti. E ka bërë nga paaftësia? Apo nga korrupsioni, kjo është çështje hetimi. Por unë them që e ka bërë për çështje korrupsioni.

E patë se si ra një hotel? Ishte pa leje, si mund të ndërtosh ti hotel pa leje pa e ditur shteti. Meksi me VKM kishte ndaluar ndërtimet në plazhe 170 metra larg. I pari që e ka prishur këtë ka qenë Meta.

Me drejtimin e politikës amerikane na kanë bërë një legjislacion, anti-korrupsion i gjithi kundër katër vetave: Berisha, Rama, Meta dhe Basha. Këta janë të akuzuarit dhe këta filluan që nuk pranonin”, tha ai.