OJQ ‘’Ngritja e Zërit’’, dorëzon për herë të dhjetë dosjet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme të Kosovës, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.( Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)
Mbahet Konferenca e Vullnetarizmit Edukativ, ku merr pjesë edhe ministrja e arsimit, Arberia Nagavci. (Hotel Theranda, në Prizren, ora 09:00)
Universiteti i Gjakovës mban tryezë me temë “Diabeti melit, shputa diabetike dhe komplikimet tjera”. (Hotel “Pashtriku”,ora 09:00)
Mbahet seanca gjyqësore ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit. (Gjykata Speciale, ora 09:30- 13:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti organizon dëgjim publik për projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)
OJQ Activism Roots së bashku me Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR KS) shënojë Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut me një aksion rrugor në Komunën e Gjakovës. ( Para Pallatit të Kulturës, ora 10:00-13:00)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban mbledhjen e radhës, ku do të diskutohet procesi monitorues i ligjeve dhe bashkëpunimi me OJQ –IKS për fushën e mirëqenies sociale. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)
OJQ Vullnetarët e Qytetit së bashku me Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR KS) shënojnë Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut me një aksion rrugor në komunën e Gjilanit.(Sheshin Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ora 10:00-13:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane, ku do të diskutohet raportet mbi zbatimin e Planit për Mbikëqyrjen e Procesit Integrues 2020-2021 dhe projektligji për tregti me jashtë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, HANDIKOS mban konferencën lansuese të kampanjës “Ngom mu!”. (Zyret e HANDIKOS, rruga “Nekibe Kelmendi”, Veternik, Prishtinë, ora ora 11:00-12:00)
Sindikata e re e Korporatës Energjetike të Kosovës, mban protestë në Prishtinë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)
Me rastin e 20-të vjetorit të vrasjes së Kosovë dhe Albert Zeqiraj, Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati me bashkëpunëtor do të bëjnë homazhe dhe vendosje kurora lulesh te lapidari i tyre në Banjë të Istogut. (Ora11:00)
OJQ Syri i Vizionit në partneritet me Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR KS) shënojë Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut me një aksion rrugor në Komunën e Pejës. (Qendra e qytetit, ora 11:00-13:00)
Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis do të organizojë panel diskutimi “Rregullorja kundër Ngacmimit Seksual në UP u aprovua. Si të vazhdojmë në 2022”. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00-14:00)
Open Data Kosovo organizon edicionin e katërt të GOT_Data International Conference me temë , ka ne fokus temën: “Përvetësimi i Transformimit Digjital në rajon: Agjenda Digjitale, Mbrojtja e të Dhënave dhe Qeverisja e Mirë”. (Ambientet e Vendum, ora 11:15)
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, organizon një aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ku do të prezantohet puna, sfidat dhe bashkëpunimi me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë në kuadër të procesit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)
Organizatat joqeveritare YIHR KS, CEL, KWN, KLI, VoRAE në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtat e Njeriut protestojnë kundër padrejtësive e dhunës institucionale dhe për të kërkuar njëzëri nga institucionet gjegjëse të përmbushin përgjegjësitë e tyre ligjore në mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, ora 12:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku do të shqyrtohet raporti i panelit për zgjedhjen e drejtorit të bordit të NP KOSTT, për plotësimin e kuotës gjinore, si dhe raporti i panelit për zgjedhjen e drejtorit të bordit të NP KOSTT, nga radhët e komuniteteve jo shumicë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 14:00)
Bëhet promovimi i librit me poezi “Lëmsh kujtimesh e përjetimesh” të autorit Kanun Veseli. (Galeria e Arteve, ora 15:00)
Iniciativa për Histori Gojore organizon ekspozitën e Artit të Qeramikës. (Galeria e Ministrisë së Kulturës-Qafa, ora 18:00- 20:00)
Lansohet aplikacionit Easy Albania. (Four Points- Sheraton në Prishtinë, ora 18:00)
Hapet aktiviteti “Prite n’Shesh”, ku do të vendosen shtëpiza, të cilat do të deri më 31 dhjetor. (Ora 20:00)