Lajme

Ngjarjet kryesore që pritet ta karakterizojnë ditën e sotme në Kosovë

07/07/2019 07:48
nga:M K

Në kuadër të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit, mbahen takimet B2B (biznes to biznes) mes bizneseve vendore dhe atyre nga diaspora. (Parku i Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren, ora 09:30)

Bëhet hapja e Zyrës Koordinuese për Diasporën. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Prizren, ora 14:30)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të privatizimit të Klubit Futbollistik “Ferizaj”, nga investitorë anglez dhe vendor. (Hotel “Emerald”, ora 18:00)

Nën patronatin e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, kujtohen votimet e përgjakshme për Komunë të Baranit. (Baran, ora 19:00)

Galeria e Arteve e Pejës e hap ekspozitën “Bujar Zajmi”.

07/22/2019 08:07

Gjendet i vdekur edhe një shqiptar në Holandë