Lajme

​Ngjarjet e datës 14 dhjetor

12/13/2025 22:41
nga:Genita C

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e 28 dhjetorit. (Depoja e DHL-së, lagjja “Arbëria”, Prishtinë, ora 10:45)

Mbahet akademi përkujtimore me rastin e 27-vjetorit të rënies së 41 dëshmorëve të kombit bashkë me komandantin e Brigadës 113 “Mujë Krasniqi”, në kufirin shqiptaro-shqiptar. (Kinema “ABC”, Prishtinë, ora 16:00)

Federata e Futbollit e Kosovës organizon koktejin tradicional të fund-vitit, si shenjë falënderimi për bashkëpunimin me komunitetin e gazetarëve sportivë dhe promovimin e futbollit. (Hotel “Star Hill”, Veternik, Prishtinë, ora 17:00)