Një ngjarje tragjike dyshohet se ka ndodhur pak çaste më parë në fshatin Gradicë të Drenasit.
Një person ka shkrepur një breshëri plumbash në drejtim të dy personave, babë e bir.
Në vend ka mbetur i vrarë një i mitur, ndërsa babai i tij është i plagosur rëndë.
Edhe Policia e ka konfirumuar rastin.
Lajmin për “Gazeta Blic” e ka konfirmuar zëdhënjsa e Policisë, Flora Ahmeti.
“Vritet një person në Gradicë të Drenasit, një tjetër mbetet i plagosur Rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit. Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar. Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj). Njëri nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas,ndërsa i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje“, ka thënë Ahmeti për Gazeta Blic.