Fit&Sexy

Ngecja e halës së peshkut në organizëm, mjekja specialiste tregon rrezikun dhe si të bëhet kujdes

07/04/2024 21:57
nga:N K

Specialistja e mjekësisë familjare, Fatmire Halili, në një prononcim për GazetaBlic, ka folur për rreziqet e ngecjes së halës së peshkut në organizëm dhe në fytë.

“Nga mos kujdesi i produkteve të peshkut, gjegjësisht halave të peshkut që ju mbesin në fyt, janë raste të shpeshta që ndodhin dhe kërkojnë ndihmë mjekësore në stacionin ‘IV’ shëndetësor, ku unë kujdestaroj. Duhet të kemi shumë kujdes gjatë ngrënjes së peshkut, për të mos na mbetur në fyt halat e peshkut, sepse fyti është një organ i ndërlikuar që luan një rol esencial në frymëmarrje, gëlltitje dhe të folurit”, potencoi ajo.

Rëndësia e kujdesit ndaj mbetjeve të halalave

“Mbetjet e halalave janë të rrezikshme për organizimin e njeriut edhe në veçanti për fytin. Kujdesi gjatë ngrënjes së peshkut është e rëndësishme për vet shëndetin e individit. Kujdesi i rregullt ndaj mbetjeve të halave parandalon problemet shëndetësore”, tregoi Halili për GazetaBlic.

Ajo tutje tregon shenjat dhe simptomat e mbetjeve të halalave në fyt.

“Shenjat dhe simptomat e mbetjeve të halalave në fyt mund të ndryshojnë, por disa nga simptomat më të zakonshme përfshijnë: Dhimbje në fyt, skuqje e fytit, frymëmarrje e vështirë, gëlltitje e vështirë, ndihma e kollës, mosmbajtja e ushqimit në fyt, djerësitje, vështirësi në të folur”, tha specialistja e mjekësisë familjare.

Halili për gjithë personat që kanë simptoma të ngecjes së halës së peshkut apelon të shkojnë tek mjeku familjar për trajtim.

“Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek për një diagnozë dhe trajtim të duhur profesional. Do të ishte mirë fillimisht të lajmëroheni tek mjeku juaj familjar. Diagnostifikimi i mbetjeve të halalave në fyt zakonisht bëhet përmes ekzaminimit fizik, duke përdorur një pasqyrë për të shikuar fytin, si dhe përmes marrjes së historisë së sëmundjes së pacientit. Në disa raste, mjekët mund të kërkojnë teste shtesë për të përcaktuar shkakun e problemit”, tha ajo.

Si trajtohet mbetja e halave në fyt?

“Këto teste mund të përfshijnë: Endoskopia, vlerësimi i metjeve të halalave është i rëndësishëm për të përcaktuar shkallën e problemit dhe për të zhvilluar një plan trajtimi të efektshëm professional, trajtimi i mbetjeve të halave, trajtimi i mbetjeve të halalave në fyt do të varet nga shkaku i problemit. Trajtimi mund të përfshinë: barnat për të lehtësuar dhimbjen dhe inflamacionin, kirurgjia (në raste të rënda). Në shumicën e rasteve, mbetjet e halalave në fyt mund të trajtohen me sukses përmes kujdesit mjekësor të duhur. Është e rëndësishme të ndiqni udhëzimet e mjekut tuaj për të marrë rezultatet më të mira”, vazhdoi ajo.

Si duhet të parandalohen mbetjet e halave të peshkut?

“Parandalimi i mbetjeve të halalave: Për të parandaluar metjet e halalave në fyt, mund të ndiqen disa hapa të rëndësishëm:

Të keni kujdes gjatë ngrënijes së produketeve të peshkut, pas çdo konsumimi të produkteve të peshkut të pastohet goja mirë dhe nëse paraqiten simptomat të lartë përmendura të lajmëroheni tek mjeku juaj familjar”, thotë Halili.

“Kujdesi ndaj mbetjeve të halalave në fyt është i rëndësishëm për të siguruar shëndetin shëndet të mirë dhe mirëqenien e përgjithshme. Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për shenjat dhe simptomat e këtyre mbetjeve, dhe të kërkoni kujdes mjekësor sa më të shpejtë të jetë e mundur, nëse ju paraqiten simptomat e lartëpërmendura. Duke ndjekur udhëzimet e mjekut tuaj dhe duke marrë masa paraprake, ju mund të parandaloni ose të trajtoni në mënyrë efektive metjet e halalave në fyt dhe të ruani shëndetin tuaj në përgjithësi”, përfundoi specialistja e mjekësisë familjare, Fatmire Ademi Halili.

/GazetaBlic/