Lajme

Nga sot çmime më të shtrenjta të derivateve të naftës

07/16/2019 09:49
nga:Gazeta Blic

Nga dita e sotme, çmimet e derivateve në Maqedoninë Veriore do të ngriten.

Çmimet e dreivateve të naftës dhe benzinës nga mesnata janë shtrenjtuar, me çka çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 është shtrenjtuar për 1,50 denarë për litër, ashtu që çmimi i shitjes do të jetë EUROSUPER-95 me 70,50 denarë për litër ndërsa EUROSUPER-98 me 72,50 denarë për litër.

Derisa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri rriten për 1 denarë për litër, me çka çmimi me pakicë kushton 62,00 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lirë për amvisëri 51,50 denarë, shkruan INA.