Cool

Nga një burrë që është martuar disa herë me të njëjtën grua, letra e bashkëshortit ideal

11/07/2019 13:19
nga:Natyra

Dale Partridge është sipërmarrës, bujk, folës i TEDx, konsultor i disa kompanive dhe shkrimtar. Gjithashtu, është bashkëshort dhe baba. Ai mund të konsiderohet si mashkulli perfekt për shumë femra, pasi mënyra me të cilën koncepton martesën dhe marrëdhënien me bashkëshorten është e veçantë.

Pak kohë më parë, ai publikoi në Facebook një mesazh dedikuar të gjitha femrave, me të cilat është martuar në jetën e tij. Një mesazh që vlen të lexohet nga çdo mashkull, i martuar dhe beqar.

“Meshkujt, shpeshherë kanë frikë të martohen, sepse mendojnë se do të kalojnë gjithë jetën e tyre “me të njëjtën femër”. Por kjo nuk është e vërtetë. Unë u dashurova me një femër 19-vjeçare, u martova me një 20-vjeçare që adhuronte kafshët, bëra familje më një nënë të shkëlqyer 24-vjeçare, krijova një fermë me një nikoqire 25-vjeçare dhe sot jam i martuar me një femër të zgjuar 27-vjeçare. Nëse mendja juaj është e shëndetshme, nuk do të mërziteni kurrë që jeni vetëm me një femër. E kundërta, do të habiteni me versionet e ndryshme që do të gjeni në fytyrën e saj, teksa vitet kalojnë. Ndaj mos i thoni “jo” martesës, po vazhdoni t’i thoni “po” deri në ditën që do të ndaheni nga jeta”.

Ky postim i Dale duket se preku zemrat e shumë meshkujve dhe femrave, ndaj edhe brenda pak ditëve mesazhi u shpërnda me mijëra herë. Kjo nuk ishte hera e parë që ai vërtetoi besimin që ka ndaj lidhjes martesore. Në një postim të mëparshëm kishte shkruar:

“Kur një i martuar më kërkon ta ndihmoj me diçka, fillimisht e pyes për gruan e tij. Sepse asnjëherë nuk dua që të ndihmoj dikë të ketë sukses në karrierën e tij, duke shkatërruar martesën. Ne meshkujt duhet të kuptojmë se respektin nuk e fitojmë me shumën e rrogës, por me shkëlqimin e femrës që kemi në krah, kur themi se ajo është përparësia jonë. Ajo është simboli i lumturisë sonë. Ajo është arritja më e madhe. Martesa është një lidhje me shumë sfida. Kushton. Rezultati? Profesioni, asnjëherë nuk duhet të përbëjë rrezik për martesën. Por kam një pyetje: Ndjen gruaja juaj që e dashuroni? Ndjen që mbani përgjegjësi në ato që këni marrë përsipër? Po ju? Ndjeni që përmbushni rolin që Zoti ju ka dhënë të luani në një lidhje? Kështu që para se të kërkoni strategjinë e radhës në punë, apo para se të qëndroni me orë të tëra në zyrë, filloni ta shpenzoni atë kohë me bashkëshorten, me të cilën shumë vite më parë keni vendosur të ndani jetën. Nuk po them të mos arrini majat në karrierë. Por asnjëherë mos e bëni në kurriz të një tjetri, të dikujt që jeni betuar se do jepnit dhe jetën për të”.

Të gjitha femrat e dinë që ndryshimi tek ato ndër vite është mëse i dukshëm. Shumica prej tyre shëndoshen, shfaqin celulit, rrudha e fije të bardha në flokë. Nuk veshin më të brendshme seksi, as depilohen çdo javë. Ndryshojnë edhe nga ana psikologjike, më shumë. Ndjejnë më shumë siguri për disa gjëra, e më shumë frikë për disa të tjera. Kalojnë momente shumë të vështira e disa shumë të bukura që mbeten gjatë kujtim. Por mbi të gjitha, femrat mësojnë të ndjejnë më shumë. Duan më shumë, shpresojnë më shumë, vuajnë më shumë. Më e rëndësishmja, kuptojnë se njeriu gjatë gjithë jetës mëson. Mëson më shumë rreth vetes, rreth fëmijëve, rreth njeriut që kanë në krah. Mund të jenë i njëjti person me të cilin jeni martuar shumë vite më parë, por njëkohësisht kanë ndryshuar kaq shumë. Dhe kjo gjë nuk është aspak e keqe, përkundrazi.

11/11/2019 22:47

Burri zbulon dhëmbin që i kishte mbetur në hundë për 20 vite