Lajme

Nga ky shtet hyri në Kosovë, i infektuari i radhës me Koronavirus

03/17/2020 01:23
nga:Gazeta Blic

Sipas Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, i infektuari i radhës mee COVID- 19 është një femër e ardhur nga Londra, raporton Gazeta Blic.

Ajo kishte hyrë ditën e hënë në Kosovë.

“Personi i gjinisë femrore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile.”, thuhet në njoftim.

Deri më tani janë testuar 271 persona, derisa pozitiv kanë rezultuar 16, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Një rast i ri me COVID-19

Pas mesnate në laboratoret e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femrore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile.
Deri tani nē laboratoret e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

LAJMI I FUNDIT: Konfirmohet një rast i ri me Koronavirus

06/29/2020 10:55

Shkencëtarët: Këto kafshë do na ndihmojnë t’i japim fund koronavirusit