Lajme

Nga kjo datë pritet të hiqet taksa e plotë ndaj Serbisë, por vetëm me një kusht

02/27/2020 18:54
nga:Norë Kelmendi

Gjatë konferencës së sotme, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se taksa e plotë ndaj mallrave serbe, do të hiqet më 1 prill, por me një kusht.

Kurti tha se taksa e plotë mund të hiqet, vetëm nëse Serbia e ndalë fushatën e ç’njohjeve ndaj Kosovës.

“Duket qartë se nuk kemi orar të kufizuar të punës pas takimeve me odat e ndërmarrësve vendos e sidomos me prodhuesit tanë, kam ardhur tek ky qëndrim sa i përket tarifës si qeveri e Kosovës gjatë javës së ardhshme do të merret vendim nga data 15 të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia, ftojmë Serbinë se si përgjigje ndaj këtij vendimi të zotohet që do ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës, nëse pala serbe zotohet ti bëj këto, at’herë që nga 1 prilli hiqet komplet taksa për periudhë prej 90 ditësh. Në rast se Serbia nuk e përfillë vullnetin e mirë të Qeverisë së Kosovës dhe nuk e pushon fushatën jo miqësore, atëherë qeveria e Kosovës, me fillim nga data 1 prill do të nisë me principin gradual të reciprocitetit. Në rast se pala serbe nuk reflekton pas 90 ditësh atëherë qeveria er Kosovës, me fillim nga Qershori do ta rikthejë tarifën për Serbinë”, tha Kurti.

Kurti merr vendim për heqjen jo të plotë të taksës ndaj Serbisë

06/30/2020 11:59

Albin Kurti është fytyrë e një patrioti për këngëtaren e njohur nga Shqipëria