Showtime

Nga ‘Dhelpër dinake’ në ‘Lakmitare’, Mozzik i jep ‘goditje’ të rëndë Loredana Zefit

01/21/2020 17:49
nga:N S

Mozzik dhe Tayna, paralajmëruan për publikun se do publikojnë bashkëpunimin e parë.

Kënga mban titullin, ‘Edhe ti’, e cila ka rrjedhur në platforma sociale në versionin audio, shkruan GazetaBlic.

‘Edhe ti‘, është një tekst për lidhje dashurie, po ta dëgjojmë pothuajse i gjithë teksti është për ish bashkëshorten e reperit Mozzik, Loredanën.

Çifti, janë ndarë tashmë disa muaj edhe pse kanë një vajzë Hanën. Arsyeja e ndarjes së çiftit nuk është bërë e ditur akoma. Mozzik dhe Loredana të dy japin deklarata të ndryshme në media për versionin e ndarjes.

Loredana, së fundi në një intervistë për emisionin ‘NIN‘ në Klan Kosova tha se nuk e din as vetë se pse janë ndarë, vetëm se janë duke bërë pauzë dhe do kthehen sërish bashkë.

‘Jo s’është marketing se s’është diçka me bo hajgare, së pari prej vajzës. Ajo rritet dhe mundet me i lexu të gjitha. Më e madhja është se skemi nevojë as unë dhe as Mozzik. Ndarja se di pse ka ndodh. Ska qenë asgjë arsyeja për mu nda. Për mua duhet me ndodh diçka shumë e madhe për tu ndarë. Arsyeja ka qene se kemi qenë shumë të stresuar. Drejt me te tregu sjemi kacafyt bashkë shumë, 80% të lidhjes e kemi kalu mirë. Është njeri që e kam respektuar gjithmonë, edhe vajza është si Mozzi dhe unë këtë njeri e du më së shumti në botë sepse është si vajza ime. Tani jemi duke u munduar të qetësohemi , jemi më qetë. Tani raporti është mirë, flasim pasi e kemi vajzën bashkë…nuk ka ndodh diçka që mos me fol, e respektojmë njëri-tjetrin. Primare e kam atë tani, dhe nuk jam duke menduar diçka tjetër’ tha Loredana Zefi.

Pas këtyre, deklaratave, Mozzik kishte reaguar në rrjete sociale me disa postime drejtuar Loredanës. ‘Njeriu viktimizohet me shpresën që pastrohet e lirohet nga faji apo diçka tjetër’, kishte shkruar reperi.

‘Ti je ‘nënë’ e një nëne nuk i ka hije të gënjejë sepse është ligësi. E një ‘nëne’ nuk i ka hije të gënjejë. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u viktimizuar, për t’u bërë viktimë, kinse e dashur. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e do, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë.Mua më njeh ti, familja jote, rrethi yt, kush jam unë shumë mirë, e shumë mirë të njohin dhe ty.Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë.E ti shumë e mirë e di, njerëzit e tu e dinë, cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. Unë nuk jetoj nga mediat, gazetat, sepse është pjesë priate, por mos u mburr me krenarinë e gabuar. Po të gënjen egoja.Rrafsh tre vite gati isha për ty si në të mirë e në të keq. Dhe do të isha ende, po të mos e bëje bërllog ti.Unë i kam 24 vite jetë, asnjëherë s’ia kam dëshiruar vetes këtë martesë të shkurtër, por ja që jeta qenka vetëm beasia.Do ngelesh nëna e çikës sime, të uroj më të mirat në jetë.Hera e fundit që flas për ketë temë. Po më vjen turp të merrem me kështu punësh pa lidhje, filma, seriale, po nuk lejoj as të tentojnë të njollosin emrin tim e të familjes sime’, ka përfunduar Gramoz Aliu (Mozzik).

Ndryshe, projekti që reperi do lansoj bashkë me Taynën pothuajse i gjithë teksti flet për raportin me Loredanën, madje ai e quan lakmitare. Nga ‘Dhelpër dinake‘, në ‘Lakmitare‘.

Dëgjojeni këngën në linkun e mëposhtëm.

KËTU
Lexo edhe këto lajme:

Loredana: Mozzikun e du ma s’shumti n’botë kta kerkush s’mundet me ma hjek

Loredana Zefi flet sërish për ndarjen me Mozzik: S’është marketing, por nuk e di as vet pse jemi ndarë

05/24/2020 13:07

Me vajzën në prehër, Mozzik uron festën e Fitër Bajramit